Skënderbeu fitoi me rezultatin 2 – 1 ndaj Kukësit në takimin më të rëndësishëm të javës së katërt në Superligë.

Pjesa e parë u mbyll me golat e Ditës për Skënderbeun dhe penalltisë së realizuar nga Bakaj për Kukësin.

Në pjesën e dytë ishin korçarët të cilët realizuan me 11-metërsh. Autor ishte Lilaj në minutat e fundit.

Ky rezultat bën që Skënderbeu të kryesojë i vetëm renditjen. Në orën 17:00 do të nisë sfida mes Partizanit dhe Lushnjes që do të mbyllë javën e katërt.

Tv Klan