Kukësi thyen Bylisin, merr vendin e dytë

Skënderbeu fitoi në Korçë me Tiranën. Skuadra e Ilir Dajës arriti suksesin në një ndeshje me shumë emocione. Skënderbeut iu deshën vetëm 18 minuta lojë për të shënuar.

Ishte Blerim Krasniqi që u tregua i saktë brenda zonës edhe pse pranë tij ishin 4 lojtarë të Tiranës. Bardheblutë qëndruan të kthjellët madje kërkuan të barazonin.

Ndeshja shkoi kështu deri në minutën e ‘87 kur në një kundërsulm të shpejtë ishin sërish korçarët që shënuan me mbrojtjen bardheblu të paaftë për të ndaluar golin. Në minutat shtesë Tirana shënoi me Edon Hasanin, por ishte shumë vonë për të ndryshuar rezultatin. Pas përfundimit të takimit, trajneri i Tiranës Julian Ahmataj lëshoi një deklaratë të fortë për dorëheqje.

Në këtë ambient sapo vendosun një trajner punojnë që ta heqin. Nuk kanë nevojë që të më heqin. Unë ia kam paraqitur dorëheqjen klubit sepse kështu nuk punohet”, tha ai.

Më herët, Kukësi fitoi përballjen delikate ndaj Bylisit. Skuadra e Shpëtim Duros mori tre pikë duke u renditur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes ku më parë ndodheshin ballshiotët. Në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, ishte Kristal Abazaj që në mesin e pjesës së parë, mundi të shënonte në portën e Bylisit.

45-minutëshi i parë u mbyll në barazim pasi Guindo shënoi për ballshiotët. Në pjesën e dytë skuadrat tregohen më të kujdesshme. Me zëvendësimet e bëra u duk se erdhi më shumë freski në skuadër, por kuksianët shënuan golin e avantazhit falë kombinimit të repartit të sulmit. Abazaj, Shkurtaj dhe finalizimi i Rrocaj siguruar 3 pikët ë këtij takimi mjaft të rëndësishëm.

Në Vlorë, skuadrat e fundit të renditjes u ndanë në barazim, por jo në paqe. Pjesa e parë mes Flamurtarit dhe Luftëtarit përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa me fillimin e së dytës ishin gjirokastritët që kaluan në avantazh me Rrapon.

Vlonjatët nuk e pranuan këtë rezultat dhe luftuan deri pas përfundimit të kohës së rregullt. Goli i minutës së ‘93 erdhi nga Nika. Skuadrat morën nga një pikë në këtë takim, por pozicionet e tyre në renditje nuk kanë ndryshuar.

Tv Klan