Luftëtari dhe Teuta barazojnë pa gola

Në Ballsh është luajtur një ndeshje tejet emocionuese mes Bylisit dhe Skënderbeut. Plot 5 gola janë shënuar në këtë sfidë me korçarët që fituan duke marrë revanshin e humbjes në fazën e parë. Portieri Hidi gaboi në goditjen e një 11-metërshi në pjesën e parë.

Por në minutat shtesë të pjesës së parë ishin korçarët që shënuan. Krasniqi gjeti golin po me penallti. Ballshiotët nuk e lëshuan lojën e tyre dhe barazuan në minutën e 74 me Murataj, i cili çoi në rrjetë një devijim të Goxhajt. 

Bylis madje kalon edhe në avantazh 5 minuta më vonë me roveshatën e Goxhaj. Por barazimi i korçarëve erdhi shumë shpejt nga Bregu. Goli që siguroi 3 pikë për Skuadrën e Ilir Dajës ka si autor Gripshin. Ndeshje tjetër e ditës mes Luftëtarit dhe Teutës u mbyll në barazim pa gola.

Tv Klan