Një ditë pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv la të pandryshuar vendimin me 10 vjet përjashtim nga Kupat e Europës dhe 1 milion Euro gjobë, klubi i Skënderbeut e quajti të paracaktuar këtë vendim.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook klubi korçar shkruan se nuk janë marrë parasysh kundërprovat e ofruara nga përfaqësuesit ligjor, ndërsa sistemin e ngritur të korruptuar. Aty thuhet se nuk mund të konsiderohen raportet mbi të dhëna të dala nga përllogaritje elektronike dhe pa asnjë provë konkrete.

Klubi Skënderbeu njoftoi do të ankimojë këtë vendim në Gjykatën Federale Zvicerane, duke pretenduar pafajësinë e plotë. 

Tv Klan