Skënderbeu është kthyer te fitorja duke shpresuar te titulli kampion. Ekipi i Ilir Dajës ruajti diferencën prej 5 pikësh me Partizanin kryesues, pasi mundi 1 – 0 Flamurtarin në Vlorë.

Golin e vetëm të sfidës e realizoi Liridon Latifi në fillimin e pjesës së dytë, por mundësi shënimi patën dhe vendasit. Humbja e mban Flamurtarin në zonën e rënies nga kategoria, ndërsa duhen edhe 8 javë deri në fund të kampionatit.

Tirana barazoi pa gola me Teutën. Sfida e luajtur në “Selman Stërmasi” nuk pati shumë emocione dhe rezultati nuk i shërbeu asnjë prej skuadrave që ruajnë pozicionet e mëparshëm në klasifikim. Tirana nuk fiton në kampionat prej 11 ndeshjesh , duke vështirësuar pozitat. Këto takime mbyllën javën e 28-të të Superligës.

Tv Klan