Skënderbeu rikthehet tek fitorja

Skënderbeu rikthehet tek fitorja

19:55 16/03/2019

Skënderbeu u rikthye tek fitorja madje në një ndeshje të rëndësishme. Korçarët mposhtën Kukësin në javën e 25 të Superligës me golin e Bruno Ditës që në fillimin e takimit.

Që në minutat e para korçarët u hodhën në sulm për të gjetur golin. Prvan goditi shtyllën topi u kap nga Dita që nuk e pati të vështirë ta çonte në rrjetë.

Korçarët tentuan të shënonin sërish, shkuan pranë golit por nuk e arritën. Gjithësesi ata mundën të mbronin rezultatin në 45 minutëshin e dytë të lojës. Që prej minutës së 78, Skënderbeu luajti më 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Abazit, por përsëri kuksianët nuk mundën të përfitonin. Edhe një gjuajtje e Reginaldo u grushtua nga portieri Dajsinani. Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 34 pikëve, në vendin e 5 të renditjes ndërsa për Kukësin ishte një ngjarje fatale pasi e komplikon më shumë garën për titullin kampion edhe pse mbeten në vendin e dytë të renditjes.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT