skenderbeu

Skënderbeu rikthehet te fitorja edhe pse ndaj një kundërshtari më të dobët si Tërbuni. Ekipi i Mirel Josës mundi atë nga Puka me rezultatin 4 – 0. Pukjanët arritën të përballonin sulmet e korçarëve deri në minutën e 17’ ku Salihi realizoi golin e parë. Berisha shënoi një tjetër gol pak çaste më vonë duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2 – 0.

Pas pushimit ishte Progni që realizoi edhe dy herë të tjera. Kampionët do të kenë të enjten një ndeshje të rëndësishme, atë në fushën e Besiktas në Europa League. Kjo fitore e afron Skënderbeun me Partizanin që të hënën do të presë Vllazninë. Superliga do të zhvillojë edhe takime të tjera ku më i rëndësishmi është Teuta – Kukësi që do të luhet në Durrës.

Tv Klan