Skënderbeu ruan diferencën me Partizanin

Skënderbeu ruan diferencën me Partizanin

14:26 05/03/2016

Skënderbeu ruan të pandryshuar diferencën e pikëve me ndjekësit. Skuadra korçare fitoi me rezultatin 2 – 0 takimin në fushën e Laçit, duke mbajtur 4 pikë larg Partizanin.

Golat e Prognit dhe Salihit përcaktuan fitoren e tretë në po aq ndeshje në këtë kampionat me kurbinasit. Shkodrani ka shënuar 21 gola në 20 ndeshje.

Teuta mundi 1 – 0 Bylisin duke u ngjitur në vendin e tretë.

Kukësi fitoi me përmbysje 2 – 1 me Vllazninë në Shkodër. Flamurtari la pikë me Tërbunin pas barazimit 1 – 1 në Vlorë.

Të premten Partizani fitoi derbin me Tiranën me rezultatin 2 – 0, duke i çuar në tetë ndeshjet pa sukses për bardheblutë. Kampionati ka ende 12 javë për t’u zhvilluar dhe beteja për kupat e Europës dhe mbijetesë është e fortë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT

Skënderbeu ruan diferencën me Partizanin

Skënderbeu ruan diferencën me Partizanin

19:29 03/12/2015 skenderbee

Skënderbeu vijon të ecë më një hap me Partizanin. Ekipi i Mirel Josës fitoi 4 – 0 me Bylisin, duke mbajtur përsëri të pandryshuar në 4 diferencën e pikëve me skuadrën kryesuese në Superligë.

E njëjta fitore si e rivalëve për titullin, duke treguar se Skënderbeu nuk dorëzohet lehtë nga qëllimi për të fituar kampionatin e gjashtë radhazi. Ky sukses vjen pas atij me Tiranën në mesjavë.

Bardheblutë dështuan të fitonin edhe në Durrës me Teutën. Takimi i zhvilluar në “Niko Dovana” përfundoi pa gola, edhe pse pati raste shënimi.

Javën e ardhshme, e 15 -ta e Superligës, ndeshja më interesante është derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Diferenca mes tyre është 17 pikë. Renditja mbyllet nga Tërbuni, që pas 14 javësh ka vetëm 7 pikë.

Tv Klan
Të ngjashme
UKT