Skënderbeu – Tirana do të hapë javën e 23 të Superligës. Dy skuadrat pritet të bëjnë një lojë të kujdesshme për të evituar humbjen në pritje të ndonjë gabimi të kundërshtarit. Trajneri i bardhebluve, Ardian Mema, ka studiuar kundërshtarin gjatë gjithë javës.

“Do bëjmë maksimumin për rezultatin pozitiv, do na bëjë mirë të mos humbasim. Korça ka humbur disi shkëlqimin se i kanë ikur disa lojtarë. Dua ta fitoj ndeshjen”.

Ndaj Skënderbeut problemi më i madh për Memën është mbrojtësi Doka.

“Doka ka probleme me këmbën, kemi disa alternativa”.

Trajneri i Tiranës ka përfituar për t’i bërë thirrje edhe një herë tifozërisë që të vazhdojnë mbështetjen për ekipin por pa rrezikuar ndëshkime.

Tv Klan