Daja: Kemi mungesa, por duam fitoren

Skënderbeu–Tirana është padyshim kryendeshja e javës së 31 që do të luhet të dielën në Korçë. Ekipet kanë qëllime të ndryshme, pasi bardheblutë duan të mbajnë kreun me objektivin titull, ndërsa korçarët të kthehen në zonën Europiane, në pritje të vendimit të Gjykatës Federale Zvicerane.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, kërkon që ekipi të kthehet te fitorja edhe pse ka shumë mungesa.

“Mungesat janë të ndjeshme, por natyrshëm nuk do të tërhiqemi, por të luftojmë që të arrijmë te fitorja, pasi vetëm 3-pikëshi na bën punë.”

Në 3 ndeshjet e kaluara këtë sezon secili ekip ka nga 1 fitore, ndërsa përballja e fazës së tretë u mbyll në barazim. Ndeshjet e javës së 31-të të Superligës nisin sot me takimet Partizani – Laçi dhe Flamurtari – Luftëtari.

Tv Klan