Korçarët aktivizuan në 35.4% të kohës futbollistëve deri 21 vjeç

Skënderbeu është klubi që beson më shumë te të rinjtë këtë sezon në Kategorinë Superiore. Sipas një raporti të Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve në Sport korçarët aktivizuan lojtarë deri 21 vjeç në 35.4% të kohës.

Të dhënat janë deri në javën e 26 të kampionatit tonë. Pas Skënderbeut pozicionohet Tirana që këtë sezon afroi më shumë lojtarë nga akademia dhe i ka aktivizuar në 26.5%.

Vendin e tretë për aktivizimin e lojtarëve deri 21 vjeç e ka Apolonia me 22.5%. Më pak te futbollistë të kësaj moshe në Superiore beson Vllaznia duke i aktivizuar vetëm në 0.2% të kohës.

Skënderbeu në këtë renditje në zonën Europiane është i 15. Skuadra që i jep më shumë shans të rinjve në federatat anëtare të UEFA është FK Metta e Letonisë, në 88.1% të kohës, madje ka vetëm 2 lojtarë mbi 21 vjeç.

Tv Klan