Stadiumi kombëtar “Air Albania”është vendi pritës i finales së Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Federata Shqiptare e Futbollit zgjodhi impiantin kryeqytetas për të kurorëzuar një sezon futbollistik fantastik në vend, me turneun e dytë për nga rëndësia që diskutohet nga dy skuadra që mungojnë prej vitesh në raundin final.

Fituesi i turneut do sigurojë kalimin në raundet kualifikuese të Europa League. Megjithatë, pavarësisht se si do jetë verdikti final i Kupës, Vllaznia do jetë në raundet kualifikuese të Kupave Europiane, për shkak se shkon si vend i katërt në kampionat dhe se Skënderbeu është pezulluar për 10 vite mos-pjesëmarrje në Kupat e Europës.

Kjo do jetë hera e dytë që Kupa diskutohet mes dy ekipeve, me Vllazninë që në vitin 1965 arriti të ngre lart trofeun e Kupës. Finalja e Kupës së Shqipërisë do luhet në orën 19:00.

Klan News