Gjyqe me UEFA-n, masa të rënda ndëshkimore, apelime deri në arbitrazhin sportiv e më pas largime lojtarësh e stafi teknik por Skënderbeu nuk po tregon shenja dobësie.

Ndaj Partizanit në ndeshjen e fundit të javës së 10 ishte një provë force, karakteri, cilësie dhe përgatitjeje psikologjike. Më së shumti ishte kjo e fundit që vendosi fatin e ndeshjes. Të kuqtë ishin në nivelin e duhur dhe si zot shtëpie u përpoqën të zotëronin edhe lojën. Në pjesë të mira të kohës ia arritën, por mosgjetja e golit i bëri që të vinin në dyshim lojën e tyre. Ndoshta kjo edhe i ndëshkoi më golin e minutës së 64 të Gjergj Muzakës.

Skuadra e Orges Shehit nuk e quajti punën e mbaruar deri sa arriti të gjente edhe golin e dytë në minutën e 95. Edhe pse me vlerësime për futbollistët e tij, presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj, kërkon të ulë euforinë e ligjshme pas fitores. Humbja nuk u përjetua si dramë as nga Partizani, pasi skuadra dha më të mirën e saj, dhe si gjithnjë në futboll, nëse ka fitues, ka edhe humbës. Diferenca mes Skënderbeut dhe Partizanit është vetëm një pikë dhe Superliga ka vërtetuar se rotacioni nuk është i vështirë të ndodhë.

Tv Klan