Me batuta dhe shpesh momente të tensionuara ka kaluar ajo që kryeministri e quajti “

interprelancë me naftëtarët e Ballshit”

në kryeministri

.

Kryeministri Rama premtoi se shumë shpejt besonte se do të shkonte në Ballsh për ta rivënë rafinerinë në punë, por tha se nuk kishte arsye pse naftëtarët duhej të udhëtonin në këmbë nga Fieri në Tiranë në shenjë proteste kur qeverinë e kanë në dispozicion.

Jam shumë shpresëplotë, që shumë shpejt unë do të vij atje në Ballsh për ta rivënë në punë rafinerinë, për këtë po punojmë. Ju jeni në të drejtën tuaj të mos më besoni, jua thashë… kjo nuk është një bisedë që po e bëjmë në kushtet kur ju jeni në një gjendje dëshpërimi dhe ju merrni edhe rrugën në këmbë nga Fieri, se për ça e merrni rrugën në këmbë kur ne na keni në dispozicion…

”, tha Rama.

Por një nga naftëtarët u përgjigj duke thënë se kishin disa muaj pa bukë.

“Kemi sa muaj pa bukë ore. Jemi pa punë dhe pa bukë, prandaj e marrim rrugën në këmbë.”

Rama reagoi duke thënë: “

Të lutem, ka rregulla, mos më bëj Flamur Nokën këtu tani, se krijohet problem pastaj…shaka, shaka… ju falënderoj, shumë shpejt do të kontaktojmë prapë, ndërkohë që keni kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Energjetikës.

Kryeministri Rama u zotua se i mban të gjithë premtimet e dhëna, dhe se statusi i naftëtarit tashmë ishte gati, por në krahun tjetër tha se një hetim i plotë për privatizimin e dështuar të ARMO-s ishte më se i nevojshëm.

Në faqen zyrtare të kryeministrit në Facebook thuhet se kjo ishte interpelanca e parë me qeverinë në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit. 

Përmes shqiperiaqeduam.al një grup naftëtarësh të Ballshit kanë thirrur në interpelancë Kryeministrin dhe dy ministra. Interpelanca zhvillohet sipas modelit të interpelancës parlamentare.  

Çdo grup interesi e komunitet, që ka një çështje konkrete me interes publik, për të ngritur në qeveri, mund të regjistrojë kërkesën interpelancë me ministrin përkatës apo kryeministrin, platformën shqiperiaqeduam.al.”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155495488991523/

Në një reagim në Facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e quajti “show dhe mashtrim live” interprelancën e kryeministrit me naftëtarët.

Viktimat e radhës, naftëtarët e përballe tyre tre kryehajdutët dhe kryemashtruesit e qeverisë. Ata ju kërkojnë pune dhe paga, këta ju thonë të bëjnë dokumentet për të marrë statusin dhe ju ofrojnë spital për sëmundjet profesionale. Pas 5 vitesh në pushtet prapë “Fajin e ka Berisha” e ku nuk është faji i Berishës “Fajin e ka Vettingu” që kishim ca kohë që nuk e dëgjonim si shkak për gjithë të zezat që kjo qeveri dhe kryeministri i saj, ju shkaktojnë shqiptarëve

”, tha Paloka duke u bërë thirrje qytetarëve për protestë me 27 Janar.

 

/tvklan.al