Erjon Tola është kualifikuar në finalen e slalomit në botërorin e skive që po zhvillohet në Suedi. Skiatori shqiptar e mbylli në vendin e 49 garën kualifikuese dhe duke siguruar këtë sukses të madh.

Erjon Tola, skiator: 

Jemi shumë të lumtur, më në fund gjithë bota do të na shikojë.

Roberto Bonavita, trajner i Shqipërisë:

Kam besim që do të bëjmë  një garë të madhe në botëror.

Elvis Toçi, President i Federatës Shqiptare të Skive: 

Është një arritje e madhe një shqiptar do të shikohet nga e gjithë bota.

Nga skiatorët e tjerë Marsel Biçoku u rendit i 79, ndërsa Mathieu Kaço dhe Vasil Veriga nuk e përfunduan provën e tyre. Shqipëria u përfaqësua me 5 sportistë në këtë aktivitet. Botërori shërben edhe për të marrë sa më shumë pikë për Lojërat Dimërore të vitit 2022 në Pekin.

Tv Klan