Ligën e kombeve skocezët duan ta shfrytëzojnë në maksimum si një tjetër mundësi tejet të vlefshme për kualifikimin në Europian. Nuk e kanë ende të sigurt kalimin e grupit, dhe për këtë arsye, stafi teknik i kërkon lojtarëve të përfitojnë nga çdo mangësi e kundërshtarit.

James McFadden, Zv/trajner i Skocisë :

Nuk jemi kualifikuar prej 20 vitesh, jemi të dëshpëruar për një kualifikim. Duhet të japim gjithnjë maksimumin në një ndeshje sepse asnjëherë nuk dihet si do të përfundojë kështu që duhen krijuar mundësi për të shënuar. Jemi të përqendruar në të dy ndeshjet me shpresën që ti fitojmë.

Skocia është kualifikuar vetëm dy herë për në finalet e një kampionatin Europian në 1992 dhe 1996. Që prej atëherë kjo kombëtare ka shpresuar dhe optimizmi që kanë marrë në ndeshjet Nations League i ka bërë të besojnë se janë pranë një arritjeje të madhe pas 22 vitesh.

Tv Klan