Skocezët në rrugë për Pavarësinë

Skocezët në rrugë për Pavarësinë

17:50 06/10/2019

Kërkojnë mbajtjen e një referendumi të dytë

Teksa Kryeminsitri britanik Boris Johnson po bën të gjitha përpjekjet për t’a përfunduar me ose pa marrëveshje procesin e shkëputjes së vendit nga Bashkimi Europian, qytetarët skocezë po e rishqyrtojnë mundësinë e një referendumi për Pavarësi nga Britania e Madhe.

Mijëra qytetarë morën pjesë në një manifestim masiv në Edinburg, kryeqendrën e Skocisë. Synimi i tyre është jo vetëm shkëputja nga Britania e Madhe, por krijimi i një shteti të pavarur, për t’u bërë sërish pjesë e unionit.

“Është e papranueshme që Donald Trump të përcaktojë në marrëveshjet ndërkombëtare për qytetarët e Britanisë së Madhe. Ndaj dhe mendoj se është koha të shkëputemi nga Mbretëria e Bashkuar, të jemi sërish pjesë e Bashkimit Europian”.

“Ne duam një jetë më të mirë dhe e dimë që Skocia e pavarur mund të na e ofrojë këtë”.

Kryeministrja ka argumentuar se Brexit do t’a dëmtojë rëndë ekonominë e rajonit, që konsiderohet si motori financiar i Britanisë së Madhe. Ajo ka në plan të kërkojë një referendum të dytë për Pavarësinë në vitin 2021. 55% e skocezëve votuan kundër daljes nga Britania e Madhe, 5 vjet më parë. Por në referendumin e Brexitit në 2016-ën, qytetarët e Skocisë votuan masivisht në favor të qëndrimit në BE.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori