Një fitore do t’u jepte nacionalistëve skocezë shtysën për të nxitur një referendum të dytë të pavarësisë

Skocia do të zhvillojë zgjedhjet e gjashta parlamentare në 6 Maj. Partia Kombëtare Skoceze pro-pavarësisë shihet sërish si favoritja për të marrë një mandat të katërt. Çështjet kushtetuese, pandemia Covid-19 si dhe referendumi i pavarësisë janë në krye të axhendës së kryeministres Nicola Sturgeon.

Zgjedhjet parlamentare të Skocisë nuk kanë të bëjë me faktin nëse partia qeverisëse do të fitojë, por me sa do të qeverisë.

Partia Kombëtare Skoceze pro-pavarësisë (SNP) ka udhëhequr Parlamentin Skocez që nga viti 2007 dhe shfaqet sërish për të siguruar një mandat të katërt në 6 Maj.  Skocezët do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur 129 parlamentarë.

Çështja kushtetuese ende duket të jetë në zemër të politikës skoceze. Simon Pia, një ish-këshilltar për shtyp i Partisë Skoceze të Punës, për Al Jazeera, është shprehur se vijon debati politik polarizues që ka kohë që i vë përkrahësit e pavarësisë skoceze kundër atyre që besojnë në Skocinë vend shekullor brenda bashkimit të kombeve të Mbretërisë së Bashkuar.

Me sondazhet e opinioneve që parashikojnë një fitore të Partisë Kombëtare Skoceze pro-pavarësisë, dy rivalët më të afërt të partisë, laburistët skocezë dhe konservatorët skocezë, të dy pro unionit,  kanë hequr dorë nga të gjitha shpresat për të kryesuar votimet.

Kryeministrja e vendit, Nicola Sturgeon, e cila ka qenë në krye të partisë së saj dhe qeverisë  për shtatë vjet, ka vendosur rikuperimin nga pandemia e koronavirusit dhe të mbajë një tjetër front të referendumit për pavarësi ne qendër të axhendës së saj.

Skocia votoi kundër pavarësisë me 55 në 45 përqind në 2014, por sondazhet e fundit sugjerojnë që shtetësia skoceze mbështetet nga deri në gjysma e elektoratit të kombit të cilët ndryshe nga votuesit në Angli, gjithashtu vendosën vendosmërisht të qëndrojnë në Bashkimin Evropian në referendumin e anëtarësimit në BE 2016.

Klan News