Te Skocia do të luajë ndaj Shqipërisë për të hedhur një hap tjetër për vendin e parë në grup. Skocezët kanë shumë mungesa, por trajneri Alex McLeish e beson te lojtarët e tij se do të arrijnë rezultatin e kërkuar.

“Kemi shumë mungesa, por besoj se lojtarët të cilët janë grumbulluar kanë besimin që të marrin rezultatin që ne duam. E dimë që do të jetë një ndeshje e fortë ndaj Shqipërisë, pasi luan në shtëpinë e saj. Synojmë një fitore, por edhe barazimi nuk do të jetë një rezultat i keq për ne”.

Skocia nuk kualifikohet në finalet e një aktiviteti të rëndësishëm prej Botërorit të 1998 dhe Liga së Kombeve është një mundësi për t’u kualifikuar në finalet e Euro 2020. Përfaqësuesja skoceze ka edhe një ndeshje me Izraelin të martën në Gllazgou.

Tv Klan