Java e 36-të në Premier League ka prodhuar surpriza sa i përket rezultateve. Manchester City zhgënjeu totalisht në transfertë ndaj Southampton.

Skuadra e cila ka rënë në Champioship dhe mban vendin e fundit, ndali ekipin e Guardiolës në një barazim pa gola.

City mban vendin e tretë me 65 pikë, por rrezikon të kalohet nga Chelsea ose Newcastle, ekipe që përballen mes tyre.

Në sfidat e tjera, Brighton triumfoi 0-2 ndaj Wolves, ku goli i dytë u shënua nga Brajan Gruda. Për sulmuesin me origjinë shqiptare, ky është goli i parë në Angli, aty ku u transferua në verë.

Everton fitoi 3-1 ndaj Fulham, një sfidë ku Armando Broja qëndroi në stol gjithë kohën, ndërsa Brentford fitoi minimalisht ndaj Ipswich.

/tvklan.al