Skuadra italiane nxjerr njoftim për zhdukjen e Bleona Matës

Skuadra italiane nxjerr njoftim për zhdukjen e Bleona Matës

22:21 21/08/2019

Teksa ekipi italian i Romës zyrtarizoi blerjen më të re Davide Zappacosta, prezantimin e këtij të fundit e ka shoqëruar edhe me fotografinë e Bleona Matës, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare në Maj të vitit 2010 në fshatin Zapod të Kukësit.

Në videon që Roma ka publikuar në Facebook të Davide Zappacoste, shfaqeshin edhe fotografitë e personave të zhdukur, një fushatë kjo që ekipi italian ka nisur për të ndihmuar në gjetjen e tyre. Mes të zhdukurve, u shfaq edhe fotografia e Bleona Matës, e cila rezulton e humbur prej 9 vitesh. Bleona tani duhet të jetë 15 vjeç. Zhdukja e saj e mistershme ishte një nga ngjarjet që tronditi vendin tonë në atë kohë.

Bleona Mata ka qenë në kullotë në një terren të vështirë pasditen kur ndodhi ngjarja. E shoqëruar nga 5 vajza të cilat ishin të afërme të saj, Bleona u ngjit në kullotë ku ishte halla e saj. Sipas dëshmive, halla e saj Alketa u shkëput e para nga grupi i vajzave dhe u hyri në thellësi të pyllit për të marrë bagëtitë nga kullota.

Të njëjtën gjë bënë edhe vajzat e tjera duke lënë vetëm Bleonën e vogël. Më pas, ajo u zhduk në mënyrë misterioze. Ende sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e mundshme të Bleonës. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi