Mbase futbolli është sporti më popullor në botë, por ama klubi sportiv me vlerën më të madhe nuk vjen nga ky sport. Ne një renditje të revistës prestigjioze Forbes me 50 klubet sportive me vlerën më të madhe në botë bie në sy një dominim i theksuar i skuadrave nga futbolli amerikan, basketbolli apo bejsbolli.

Sipas renditjes së publikuar nga Forbes klubi më vlerën më të madhe në botë është Dallas Cowboys. Vlera e skuadrës që luan në kampionatin e futbollit amerikan, që njihet si National Football League shkon në 5 miliardë dollarë.

Menjëherë pas tyre renditet një tjetër klub amerikan, por kësaj here i takon sportit të besjbollit. Bëhet fjalë për  New York Yankess. Vlera e këtij klubi përllogaritet në 4.6 miliardë dollarë.

Ndërkohë që për të gjetur një skuadër futbolli duhet që të zbresim në vendin e tretë. Real Madrid është klubi i futbollit me vlerën më të madhe të botë. Galatikët vlerësohet plot 4.2 miliardë dollarë. Menjëherë nga pas u vijnë rivalët tyre të përjetshëm, Barcelona. Katalanasit kanë një vlerë prej 4 miliardë dollarësh.

Ndërkohë vetëm në vendin e 6 ndodhet Manchester Unitet, që krahasuar me vitin që shkoi ka pësuar një rënie me 2 pozicione. Djajtë e kuq kanë një vlerë prej 3.8 miliardë dollarësh.

Për të hasur një klub tjetër të futbollit duhet të zbresim në vendin e 17 aty ku ndodhen gjigandët gjermanë të Bayern Munich. Bavarezët vlerësohen 3 miliardë dollarë.

Akoma më poshtë është Manchester City, me një vlerë prej 2.6 miliardë dollarësh.

Pjesë e listës së 50 klubeve më të shtrenjta është edhe Chelsea që ndodhet në vendin e 32, me një vlerë 2.5 miliardë dollarë. Ndërkohë që Arsenal ndodhet në vendin e 42-të, me 2.2 miliardë dhe Liverpool në vendin e 45, me një vlerë që shkon deri në  2.1 miliardë dollarë.

Klan Plus