Dhimbja që vendi ynë po përjeton, ka përfshirë të madh dhe të vogël. Ndihma dhe mbështetja për Shqipërinë pas tërmetit ka qenë nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Por me situatën janë solidarizuar edhe vende të tjera.

Edhe skuadra e njohur spanjolle e Malagas ka bërë një gjest mjaft të veçantë, para se të niste ndeshjen.  

Futbollistët kanë veshur bluza të bardha, ku shkruhej “Lutu për Shqipërinë”, një veprim që i ka emocionuar të gjithë. Pjesë e kësaj skuadre janë edhe dy futbollistë shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku. /tvklan.al