Efektivët trajnim për të ndihmuar turistët në terrene të vështira

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë zhvilluar një trajnim, për të  krijuar skudrat alpine, të cilat do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në raste nevoje, në zonat malore.

FNSH e Tiranës, Fierit dhe Shkodërës,  janë trajnuar nga homologët austriakë, me qëllim krijimin e skuadrave të dedikuara alpine. Ata janë stërvitur të terren, ditën dhe natën, me mjetet logjistike të sjella nga austriakët, për t’u aftësuar me qëllim që të lëvizin të sigurtë në terrenet alpine.

Ambasadori i Austrisë  në Shqipëri, Christian Steiner deklaroi se këto skuadra janë të domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë turistëve që mund të bllokohen në terren të thyera.

Drejtori i Forcës Operacionale Lëvizëse, Sokol Bizhga ka falënderuar diplomatët e huaj për mbështetjen  dhe ka vlerësuar rëndësin e këtij trajnimi.

Pajisjet e sjella për t’i përdorur për trajnimin, homologët austriakë ua kanë dhuruar skuadrave të FNSH-së, për t’i përdorur në rastet e nevojës për ndihmë në zonat malore. Këto trajnime  do vijojnë përsëri në muajin Mars të vitit të ardhshëm.

Klan News