Vllaznia rikthehet në Ballsh, Laçi pret Kastriotin

Pas fitores në Kupë, Mirel Josa do të çojë sërish Vllazninë në Ballsh për t’u ndeshur me Bylisin, por kësaj here për javën e 18 të Superligës. Për teknikun asgjë nuk ndryshon në këtë përballje.

“Ndeshje e njëjtë përsa i përket impenjimit. Ndeshje e vështirë. Çdo ndeshje duhet vlerësuar sipas momentit që luhet dhe sipas objektivave”, tha Josa.

Humbja në përballjen e Kupës do ta bëjë Bylisin edhe më shumë agresiv, aq më tepër që skuadra tashmë lufton për mbijetesë në kampionat.

“Një fitore nuk zgjat më shumë se 10 minuta. Duhet të përqendrohemi. Momenti që po kalojmë është i mirë për lojën dhe rezultatin duhet të kemi vazhdimësi. Pres Bylis agresiv se kështu ka luajtur, pres futboll kreativ”.

Këtë të mërkurë do të luhet edhe Laçi-Kastrioti.

Tv Klan