Ballkani ka hedhur një hap të madh drejt raundit të katërt të Conference League.

Kampionët e Kosovës fituan 3-2 duelin e parë ndaj Klaksvik, një përballje që e dominuan nga fillimi deri në fund, duke regjistruar triumf me tepër peshë për të ardhmen.

Gripshi, Korenica dhe Rrahmani shënuan golat e fitores për Ballkanin, skuadër e cila po shkruan historinë këtë edicion dhe po afrohet gjithnjë e më shumë me fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës shkon më e motivuar në duelin e kthimit, aty ku do të tentojë që të marrë të paktën edhe një barazim për të qënë në raundin tjetër.

Barazim me tepër peshë mori Shkëndija e Tetovës, 1-1 në transfertën suedeze të AIK. Rezultat tepër i mirë ky për skuadrën kuqezi, që e shtyn për duelin e kthimit kualifikimin më tej. Shkëndijës i duhet një fitore për të siguruar raundin play-off të Conference League në përballjen e javës së ardhshme.

Ndërkaq, kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkupi shënoi një humbje 3-1 ndaj Shamrok Rovers. Irlandezët dominuan ndaj skuadrës nga Shkupi, të cilët arritën që të shënonin një gol dhe të mbanin gjallë shpresat për tu kualifikuar në Europa League. Gjithsesi, një gjë është e sigurtë për shkupjanët, që në rast eliminimi do të luanin në play-off-in e Conference League, ku sipas gjasave do të luanin me Ballkanin.

Klan News