Douglas Costa është skualifikuar me 4 ndeshje për shkak se pështyu futbollistin e Sasuolos, Federiko Di Francesko. Reagimi i lojtarit të Juventusit ndodhi në fundit e takimit të kampionatit i vlefshëm për javën e katërt.

Braziliani nuk do të jetë i gatshëm për takimin me Napoli, Frozinonen, Bolonjan dhe Udinezen. Pritet që të merren masa edhe nga Juventusi për lojtarin.

Tv Klan