CAS nis hetimin për HAAS, rrezikon përjashtim nga turneu

Flamuri rus nuk do të mungojë në garat e Formula 1. Edhe pse vendimi i WADA për të përjashtuar çdo produkt me flamurin trengjyrësh mbetet në fuqi, skuderia HAAS i ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e saj. Pak orë më parë, skuadra amerikane prezantoi për mediat njëvendëshen që do garojë në sezonin 2021, ku ranë në sy ngjyrat e përdorura të dizajnit. Kombinimi i të kuqes, blusë dhe të bardhës krijoi flamurin rus, duke ngritur shumë polemika.

Të shumtë janë ata që kërkojnë dënimin e HAAS, por drejtuesit e saj konfirmojnë se kjo rrugë nuk u zgjodh për të anashkaluar vendimin e  Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, por në respekt të sponsorve nga Rusia, babai i pilotit, Nikita Mazepin që do drejtojë njërën nga makinat HAAS këtë sezon.

VF-21 do të zbres në pistë nga 12 deri më 14 Mars në Bahrein, megjithatë CAS ka nisur hetimet e mëtejshme rreth kësaj ngjarjeje dhe nëse vërtetohet se ngjyrat kanë të bëjnë me flamurin rus, HAAS mund të përballet me sanksione të mëdha, madje deri në përjashtim nga kompeticioni. Ndalimi i flamurit rus në turnetë sportiv ka të bëj me rastet e dopingut të gjetura në analizat e  sportistëve rus gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Dimërore 2014.

Deklarata fillestare nga Federata Ruse e Automjeteve tha që Mazepin dhe shoferët e tjerë rusë në kampionatet botërore të FIA-s mund të përdorin akoma ngjyrat e flamurit rus, si dhe akronimin RAF, që quhet ‘Federata Ruse e Automjeteve’.

Klan News