Aventura e Xhuliano Skukës në Portugali ka zgjatur pak. Sulmuesi është larguar nga skuadra e Penafiel dhe do të vazhdojë karrierën në Rumani.

26-vjeçari është transferuar te skuadra e Politehnica Iasi, aty ku shpreson të lërë gjurmë.

Skuadra rumune lufton për mbijetesë në kampionatin e saj dhe Skuka shihet si zgjidhje për sulmin.

Te Penafiel, Skuka luajti tetë ndeshje, ndërsa shënoi një gol. Kujtojmë se sulmuesi shkëlqeu në Shqipëri me Partizanin dhe më pas u transferua te Metz në Francë, por pa arritur të lërë shenjë.

/tvklan.al