Argjentinasi ka marrë lajmin nga organizatorët

Të hënën më 29 Nëntor do të mbahet ceremonia gala e çmimeve të Topit të Artë 2021, ku do të zbulojmë se kush është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit nga revista France Football.

Sipas Sky Sport, Lionel Messi tashmë e di se ka fituar. Nuk është kurrë e lehtë të përcaktosh se kush ka qenë futbollisti më i shkëlqyer në nivel individual. Të gjithë lojtarët në shkallë botërore ëndërrojnë që një ditë të fitojnë Topin e Artë, por shumë pak e bëjnë këtë.

Këtë vit, siç raporton Sky Sport, vendimi tashmë është marrë dhe Messi do të zgjidhet nga revista France Football. Nëse kjo do të ndodhë, argjentinasi do ta fitojë çmimin për herë të shtatë, duke u riafirmuar si lojtari me më shumë Topa të Artë në histori, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me pesë.

Messi do ta marrë atë disa muaj pas kalimit tek Paris Saint-Germain, pasi ka luajtur në një nga telenovelat më të mëdha të shekullit në merkato me mosrinovimin e tij tek Barcelona.

Nëse edhe këtë vit Messi është i zgjedhuri atëherë Topi i Artë i shpëton nga duart Robert Leëandoëskit, sërish. Pas anulimit të dorëzimit në vitin 2020, vit ku fitoi çmimin FIFA The Best, këtë herë ai pati një tjetër mundësi të shkëlqyer për ta fituar atë pas një sezoni të shkëlqyer me Bayern München.

Polaku shënoi 48 gola në 40 ndeshje zyrtare sezonin e kaluar dhe theu rekordin e Gerd Müller. Vendimi për topin e artë është në një peshore që mund të ndryshojë lehtësisht anë. Deri të hënën mund të ketë surpriza.

Tv Klan