Skype ofron modalitetin “Dark Mode”

Skype ofron modalitetin “Dark Mode”

18:12 25/09/2019

“Dark mode” ose modaliteti që redukton konsumin e baterisë së telefonit dhe mbron sytë tanë, pasi “infektoi” aplikacionet e njohura si Twitter, WhatsApp, së fundmi i integruar edhe në telefonat iPhone, tani është funksional edhe në Skype. Ky opsion është në dispozicion si për versionin iOS ashtu edhe për Android.

Por nuk mbaron me kaq, pasi ky nuk është ndryshimi i vetëm i ofruar nga Microsoft. Ekziston gjithashtu edhe një mundësi që lejon planifikimin e video-bisedave në grup të disponueshme më parë vetëm midis dy personave.

Njëkohësisht, përmirësime të dukshme ka edhe në dritaren e komunikimit ‘Split Wiew”, ku mund të shihen edhe mesazhet e reja, të cilat mund të zhvendosen dhe ndryshohen në madhësi sipas dëshirës. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT