Matoviç tha se do të sigurojnë rreth 2 milion doza për 4 muajt e ardhshëm

Sllovakia mori grupin e parë të 200,000 vaksinave dhe do të marrë 800,000 doza të tjera në Mars dhe Prill. 1 milion doza pritet që të mbërrijnë në këtë shtet gjatë muajve Maj dhe Qershor.

Vaksina Sputnik V nuk është regjistruar nga Agjencia Evropiane e Barnave, por ende mund të përdoret në Sllovaki si një ilaç i paregjistruar bazuar në një përjashtim nga ministri i Shëndetësisë. Si Krajçi dhe Matoviç shpresojnë që vaksina të përshpejtojë vaksinimet, në vendin e tyre.

Ministri i Shëndetësisë Marek Krajci është shprehur se do të nënshkruajë një dekret që lejon përdorimin e vaksinave ruse, të cilat nuk janë autorizuar nga Agjencia Evropiane e Barnave. Krajçi deklaroi se vaksinimi me Sputnik do të jetë vullnetar dhe ata planifikojnë të vaksinojnë të gjitha grupmoshat me të.

Kurse Kryeministri Igor Matoviç u shpreh se sapo mori ne aeroportin e qytetit Kosice dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V.  Sllovakia është shteti i dytë i BE-se pas Hungarisë që do të përdorin vaksinën ruse.

Matoviç informoi se Sllovakia kishte porositur një total prej dy milion dozash nga Rusia. Kryeministri ka thënë që Sllovakia do të jetë në gjendje të përshpejtojë ritmin e vaksinimit me më shumë se 40 përqind në muajt e ardhshëm.

Ndër të tjera Matoviç tha se çmimi për dy doza të Sputnik V, me të cilat një person duhet të vaksinohet plotësisht, është 19,95 dollarë, ose rreth 17 euro. 

Klan News