Ministri i Jashtëm dhe për Çështje evropiane në detyrë i Sllovakisë, Ivan Korcok, ka lënë një situatë të tensionuar në vendin e tij pas vrasjes së një gazetari sllovak. Ka arritur në Ballkan për ta parë progresin e arritur. Në Serbi ka folur edhe për Kosovën, por edhe për Shqipërinë duke thënë se integrimi është në dorë të vet shtetit dhe popullit shqiptar.

Ivan Korcok, Ministër i jashtëm dhe i çështjeve Evropiane, Sllovaki

Nesër pasdite do të jem në Tiranë pasi Shqipëria është një partner i rëndësishëm. Për çdo vend, përfshirë edhe Shqipërinë, ne jemi pro dhe kjo është në dorën e çdo vendi. Sa i përket Kosovës qëndrimi ynë është një zgjidhje, por një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët.

 Gjatë takimit me homologun serb, Ivica Daçiç, është diskutuar edhe për Kosovën si një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë. Ministri serb tha se Serbia dëshiron zgjidhje.

 Ivica Daçiç, Ministër i jashtëm i Serbisë

Kemi folur edhe për çështje të hapura siç është gjetja e një zgjidhje te përhershme për Kosovën. Unë i thash ministrit se ne nuk mund të tregtojmë me Kosovën. Ne nuk kërkojmë asgjë specifike vetëm për popullin serb, por një marrëveshje në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon.

 Sllovakia është thënë se është shumë pro zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit.

Tv Klan