Silvia Solymosyova fiton vëmendje në Tiktok, synon Olimpiadën

Rrjetet sociale duket se kanë ndikuar për mirë në karrierën e një 17-vjeçareje nga Sllovakia. Silvia Solymosyova, e mahnitshme në disiplinën e notit të sinkronizuar ka mrekulluar rrjetin.

Talenti dhe ajo që bën Silvia nën ujë ka bërë që shumë ndjekës të magjepsen me 17-vjeçaren, e cila kërkon që në të ardhmen të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të verës.

Në daljet e saj për shtyp, ajo ka pranuar se gjithçka ka të bëj me fokusin dhe për këtë stërvitet intensivisht prej moshës 5-vjeçare. 

Klan News