Atleti shqiptar kërceu 7 metra e 91 centimetra

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj ka shkëlqyer në Indoors meeting “Serbia Open”, që organizohet në kryeqytetin serb.

Smajljaj në këtë garë ndërkombëtare ka dalë me rezultatin 7.91 dhe ka arritur që të rrëmbejë për herë të tretë medalje në Beograd, ku edhe ishte bërë kampion i Evropës.

Atleti shqiptarë thotë se kjo medalje e arit ka një domethënëse të veçantë para sfidave të radhës. 

Shqiptarët në këtë miting janë paraqitur edhe në vrap. Atleti Franko Buraj, nga klubi Vllaznia ka përfaqësuar Shqipërinë duke garuar në një konkurrencë të fortë dhe ka dalë nga gara me medalje argjendi në Serbi, ndonëse pretendimet e grupit janë më të larta.

Në këtë garë kanë marrë pjesë atlet nga Evropa dhe tërë bota dhe kjo është hera e gjashtë që organizohet në Serbi. Atletet shqiptarë e kanë garën e ardhshme në Poloni nga ku shpresojnë të kthehen me rezultat edhe më të mirë. 

Tv Klan