Qerimaj, i nënti në olimpiadë

Erkand Qerimaj u rendit i nënti në olimpiadën e Tokios. Peshëngritësi shqiptar garoi në baterinë B për peshën deri 81 kilogramë dhe ngriti 338 kilogramë në total.

Në shkëputje kaloi me sukses 2 prova, ndërsa në stilin e shtytjes vetëm 1. Kjo renditje e Erkand Qerimajt është më e mirë se ajo Pekin 2008 ku u klasifikua i 13. Nuk arriti të përfshihej në finalen e kërcimit së gjati Izmir Smajlaj.

Kërcimi më i mirë ishte i dyti, 7 metra e 86 centimetra, larg pritshmërive që kishte sportisti. Në finale shkuan edhe sportistë të cilët kërcyen 7 metra e 96 centimetra. Në Rio 2016 Izmir Smajlaj ishte i 21-ti.

Tv Klan