Izmir Smajlaj vendosi rekord të ri kombëtar në kërcim së gjati me 8 metra e 11 centimetra.

Përmirësimi me 3 centimetra i rezultatit më të mirë i mbajtur sërish prej tij u arrit në kampionatin e zhvilluar të shtunën në Shkodër.

Kjo arritje është një shenjë pozitive para kampionatit botëror në salla të hapura që do të zhvillohet nga 27 Shtatori deri më 6 Tetor në Katar.

Tv Klan