Një vajzë 26-vjeçare ka humbur jetën në një aksident fatal që ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë – Laç pranë një pike karburanti. 26-vjeçarja drejtonte një automjet tip Smart, makina e së cilës përplasi nga pas një kamion.

Për pasojë, 26-vjeçarja mbeti e plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës. Për shkak të plagëve, fatkeqësisht drejtuesja nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit. /tvklan.al