Google do të nxjerrë në treg celularin më të ri, por që ndryshe nga herët e tjera do të ketë një çmim të ulët. Drejtuesit e Google kanë marrë këtë vendim për shkak të gjendjes ekonomike që ka shkaktuar Covid-19, në mënyrë që t’i përshtaten situatës aktuale.

Për këtë arsye, Pixel 5 nuk do të ketë shumë veçori që tashmë ekzistojnë në modelin paraardhës. Kjo do të thotë që modeli i fundit do të funksionojë me një çip më të ngadaltë në mënyrë që celulari të ketë çmim më të lirë në treg.

Megjithatë, do të jetë i pajisur me teknologjinë 5G dhe cilësime të reja sa i përket kamerës. Ekspertët e teknologjisë thonë se telefoni i Google, Pixel 5, do të përballet me një konkurrencë të ashpër nga aparatet e tjerë celularë me platformën Android.

Por, avantazhi i vetëm i saj do të jetë përditësimi i sistemit operativ shumë më shpejt se celularët e tjerë Android. Pixel 5 do të kushtojë 700 Dollarë dhe ka një ekran 6 inch si dhe memorie të brendshme 128 GB. Për krahasim, modeli paraardhës Pixel 4XL kushtonte 1000 Dollarë dhe kishte ekran 6.3 inch. /tvklan.al