Një studim i ri ka zbuluar se telefoni po shkakton probleme të shëndetit mendor tek fëmijët e moshës 2 vjeç. Sipas shkencëtarëve, nëse fëmijët 2 vjeç qëndrojnë 1 orë në ditë me smartphone apo tablet, kanë më shumë prirje që të jenë të dëshpëruar apo të shqetësuar. Kjo gjë i bën ata më pak kurioz, më pak të aftë për të përfunduar detyrat, të paqëndrueshëm emocionalisht dhe të kenë më pak vetëkontroll.

Ky studim është bërë nga Universiteti i San Diegos dhe Universiteti i Gjeorgjisë. Megjithëse adoleshentët janë më të rrezikuar nga përdorimi i pajisjeve të tilla, fëmijët nën moshën 10-vjeçare rrezikohen gjithashtu.

Studiuesit thonë se koha e shpenzuar në smartphone dhe tablet është një rrezik i pashmangshëm për çështjet e shëndetit mendor. Ata sugjerojnë që prindërit dhe mësuesit duhet të ulin kohën që fëmijët kalojnë me pajisjet elektronike, gjatë kohës që ata janë duke studiuar, duke ngrënë apo edhe duke luajtur. Në këtë studim u përfshinë më shumë se 40 mijë fëmijë në SHBA, të moshave nga 2 deri në 17 vjeç.

/tvklan.al