Godet kryesisht zonën e memorjes dhe ndërgjegjjes

Smogu ka efekte negative dhe të shpejta mbi trurin e njeriut. Godet kryesisht zonën e memorjes dhe ndërgjegjjes. Ky është rezultati i një studimi, ipari në llojin e tij, që vërteton se ndotja atmosferike ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm mbi trurin, duke reduktuar lidhjet, gjë që sjell pasoja në aftësitë conjitive.

Kërkuesit kanë arritur në këtë konkluzion pas vëzhgimit në laborator të 25 vullnetarëve nga kërkuesit e universiteteve British Columbia dhe atij Victoria. Puna është publikuar në rvistën shkencore Environmental Health.

Vullnetarët janë ekspozuar për 120 minuta në ajër të pastër, dhe më pas në ajër të ndotur, përfshirë këtu shkarkimet e karburanteve siç ndodh në jetën e përditshme nëpër qytete nga automjetet.

Para dhe pas vullnetarët ju nënshtruan rezonancës magnetike funskionale për vlerësimin e rrjetit neural, dhe rezultoi se pas ekspozimit në ajër të ndotur reduktimi i funksionalitetit të memorjes ishte i dukshëm, edhe se në mënyrë të përkohshme.

Por ekspertët thonë se ekspozimi në mënyre të vazhdueshme ndaj smogut mund të ndikojë në pasoja të rënda të cilat mund të jenë të përhershme.

Klan News