StrawberryBananaSmoothie

Përbërësit (Për 3-4 persona):

250 gramë luleshtrydhe

1 gjysmë banane

300 ml qumësht

150 ml kos natyral

gjysmë luge mjaltë.

Përgatitja:

Për të përgatitur një smoothie  me luleshtrydhe dhe banane, që mund të jetë një zgjidhje për mëngjesin tuaj, fillimisht duhet të pastroni dhe prisni luleshtrydhet. Me pas, grini gjysmë banane dhe përzijeni me luleshtrydhet duke u shtuar kosin dhe qumështin. Shtojini gjysmë luge mjaltë.

Vendosini të gjithë përbërësit në një shtydhëse dhe përzjejini derisa të treten njëtrajtësisht.

Rregullojeni ëmbëlsinë e lëngut, në varësi të shijes tuaj dhe pastaj servirini në gotë./tvklan.al