Rovena Dilo është një nga kontribueset e artit shqiptar që ka bërë të mundur ruajtjen në arkivë të disa prej këngëve më të bukura. Këngë që flasin për dashurinë, dhimbjen, forcën dhe që vijojnë të mbeten në kujtesën e admiruesve.
Për herë të parë pas kaq shumë kërkesash, këngëtarja ia doli që më në fund të gjendet përpara gazetarëve të vegjël “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Duke qenë se teknologjia është tashmë pjesë e pandashme e brezave të rinj, pyetjet e tyre të para u lidhën me ndjekësit e saj në Instagram.
Rovena nuk ngurroi të ndante disa episode që lidhen me dy prej këngëve të saj, “Dorëzohem” dhe “Për një çast më ndali zemra” të cilat kanë rëndësi të madhe për admirueset e saj.
Rovena Dilo: Shiko çfarë më ndodhi sot një gjë shumë e bukur me një vajzë. Kisha një punë me të, ajo është 23 vjeç dhe motrën e ka nja 2 vjet më të madhe dhe ato vdesin për “Dorëzohem”, ti e di tha që kur kemi qenë nja 15-16 vjeç hapëm Facebook dhe i vumë një fjalëkalim që të mos na e kapte askush? Dhe çfarë i kishin vënë, sot e mësova, thashë do t’ia them, “dorëzohemrovenadilo”. S’na e gjente askush tha.
Alketa Vejsiu: Po kujt i ishin dorëzuar?
Rovena Dilo: S’e di unë, 15 vjeç ishin ato.
Alketa Vejsiu: Po dikush që të kishte kërkuar, më thuaj pak të lutem atë vajzën që të kishte kërkuar që këngën e dashurisë t’ia këndoje…
Rovena Dilo: Donte valsin e hapjes së martesës, por unë do t’i shkoj, ja më 11 tetor në Tetovë, do të këndoj “Për një çast më ndali zemra”, ma ka kërkuar këngën dhe do që t’ia hap unë natën e festës më të madhe, më të bukur të jetës së saj, të martesës dhe më tha që dua që valsin e çiftit ta kem nga ti, patjetër i thashë./tvklan.al