Shkak i këtij vendimi është performanca e dobët financiare

Snapchat do të pushojë 20% të stafit të tij dhe do të mbyllë një varg projektesh të reja.

Rreth 1200 punonjës pritet të humbasin punën e tyre për shkak të rezultateve të dobëta financiare të kompansië.

Snapchat bën me dije se shkurtimet do të ndihmojnë kompaninë të kursejë rreth 500 milionë Dollarë. CEO i kompanisë Evan Spiegel bën me dije ndryshimet do të jenë “të vështira“.

Kompanitë e mediave sociale si Snapchat, Meta dhe Twitter nuk kanë patur një performancë të mirë ekonomike këto kohët e fundit pasi nuk po tërheqin reklamues të cilët po hezitojnë të shpenzojnë.

Snapchat është prekur gjithashtu nga përditësimet e privatësisë nga Apple – të prezantuara vitin e kaluar.

Ndryshimet e kanë bërë më të vështirë për reklamuesit që të gjurmojnë klientët potencialë  në telefonat e tyre.

Arsyeja pse kompanitë e mediave sociale paguhen kaq shumë nga reklamuesit është sepse ato mbajnë kaq shumë informacion për përdoruesit. Pa këtë informacion, reklamuesit janë më pak të gatshëm të shpenzojnë.

Klan News