UKT
UKT

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Ironia e fatit

Ai humbi familjen dhe kërkonte të shkonte pas tyre. 4 të mbijetuar nga një aksident i frikshëm. Duhet të rigjejnë forcën tek dashuria për të rishkruar jetën e tyre. Nuk ishin ata që u përplasën, por fatet e tyre. Nga kompania më e suksesshme “Ay Yapim” dhe nga regjisori i “Ezel” apo “I infiltruari”, vjen suksesi i radhës. Një serial i jashtëzakonshëm me kastën më të famshme, me aktorët yje si Kivanç Tatlitug, Elçin Sangu, Melisa Pamuk, Alperen Duymaz e shumë të tjerë. “Ironia e Fatit”, premierë ekskluzivisht vetëm në Tv Klan

  • E martë, e mërkurë, e diel ora 21:00

Intrigat e pushtetit

Fituesi i 35 çmimeve ndërkombëtare, nga 206 kandidatura. 2 çmime “Golden Globe” si seriali dramatik më i mirë i vitit dhe seriali më i kandiduar në çmimet Emmy. Seriali politik më i ndjekur dhe më i përfolur i 5 viteve të fundit. Hakmarrja e një politikani sëbashku me gruan e tij, kundër atyre që e tradhtuan. I mashtruar nga Shtëpia e Bardhë, një kongresmen amerikan vendos të ngjitet i pamëshirshëm në majën më të lartë të pushtetit. Shantazhi, joshja dhe ambicia janë armët e tij.  Një nga serialet më të klikuar në Netflix, për herë të parë në një televizion shqiptar. Me Kevin Spacey dhe Robin Wright, “House of Cards”, seriali i rekordeve në audiencë, premierë ekskluzive në Tv Klan.

  • E hënë - e enjte ora 23:35

Bija Ime

Një dramë e fuqishme e vetësakrificës dhe përkushtimit, me një lojë aktoriale brilante, nga ylli fëmijë, Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj tek seriali “Nënë”. Oyku është një vajzë shumë e zgjuar 8-vjeçare, e rritur nga tezja e saj. Një mbrëmje ajo ngelet krejt fillikat, vetëm me një adresë të një zotërie me emrin Demir, që në fakt është babai që nuk e ka njohur kurrë.

  • E hënë - e shtunë ora 18:20

Fauda

Serial thriller-aksion "Fauda" (Kaos) rrëfen historinë e dy anëve të konfliktit Izrael - Palestinë. Doron, kreu i njësisë të shërbimit sekret izraelit, i infiltruar në territoret pelestineze së bashku me skuadrën e tij, në ndjekje të terroristit të Hamasit Abu-Ahmed. Në anën tjetër jeta e Abu-Ahmed dhe familjes së tij. Një terrorist shumë i kërkuar i cili akuzohet për vrasjen e 143 izraelitëve, nuk e pranon shtetin e Izraelit dhe që do të vazhdojë deri në vdekje të jetë një xhihadist.

  • E shtunë ora 20:05

Kryeqyteti Abdylhamid

Abdylhamit Han ishte sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planifikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe filantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit dhe madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planifikuara.

  • E hënë - e premte ora 20:00

Gylperi

Një nënë, e cila do të jetë vetëm me fëmijët e saj. Ajo burgoset për vetëmbrojtje, viktimë e një përdhunimi. Një avokat që kërkon ta ndihmojë atë. Vetëm urrejtja e fëmijëve mund ta vrasë një nënë.

  • E hënë - e premte ora 20:00

Një mundësi e dytë

Ai humbet avionin që rrëzohet më pas. Vdekja e tij e rreme e ngjit atë në majë të klasifikimeve si artist. I detyruar të arratiset për të filluar një jetë të re, me një identitet tjetër, si Migel, ai takohet me Lusian, një nënë e divorcuar me 2 fëmijë. Një krim i stisur rrënon një dashuri të madhe. 20 vjet më pas, secili ka nisur një jetë të re, larg njëri-tjetrit. Ish-Lusia, tashmë DJ Ariela duhet të ribashkojë familjen e saj dhe të rigjejë dashurinë e humbur. Duke shëruar plagët e së shkuarës, vetëm ti mund t’i ofrosh jetës tënde një shans të ri. “Një mundësi e dytë”, seriali më i suksesshëm në Brazil, prodhim i vitit 2018-2019, me yllin brazilian Giovanna Antonelli (Zhade në serialin “Kloni”), nga data 3 Shtator, çdo ditë nga e hëna në të shtunë, në orën 16:05, premierë në Tv Klan.

  • E hënë - e shtunë ora 16:05

Kuzgun (Korbi)

“Kuzgun” (Korbi) ka një plan për të marrë hak ndaj atij që tradhëtoi babain e tij deri në momentin kur përballet me Dilën, dashurinë e tij të parë. A do të mundet kjo dashuri e pathyeshme të zbeh etjen e tij për hakmarrje? Me aktorët e famshëm Barış Arduç dhe Burcu Biricik, një tjetër serial që do t’ju mbërthejë para ekranit.

  • Së shpejti

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Ertugrul

Ertugrul, njeriu që vendosi për fatin e botës. Ai që themeloi perandorinë më të madhe e cila sundoi botën për 6 shekuj. Seriali më i mirë i vitit 2015, triumfues në shikueshmëri që nga episodi i parë. Seriali më i kushtueshem deri më tani me veshje dhe skenografi mahnitese! I vlerësuar nga kritika, fitues i dhjetera çmimeve dhe i bazuar në ngjarje historike. Në këtë luftë ka spiunë, tradhëtarë dhe kalorës. Në këtë udhëtim ka intriga, rreziqe dhe vdekje. Në këtë histori ka miqesi, sakrificë, guxim dhe trimëri. Në këtë sagë ka një histori magjepsëse dashurie.

  • E hënë ora 21:00

Bidaai

Historia e dy motrave, fati i të cilave do të përcaktohet nga pamja e tyre e jashtme. Jeta e Sadnes, vajzës së adoptuar është e lumtur. Të gjithë e duan pasi është e bukur. Ndryshe ndodh me të motrën e cila nuk gëzon hijeshinë e saj.Nëna e tyre bën diferenca mes vajzave, duke dashur më shumë atë biologjike. Sadna fillon të “ndëshkohet” për bukurinë e saj, por Ragini e do atë pa kushte.

  • E hënë - e shtunë ora 17:30

Xhesuri dhe e bukura

Në historine më të bukur të dashurisë, mes hakmarrjes dhe ndjenjave të sinqerta. Xhesuri i pashem vjen tek më i forti dhe më i pasuri i zonës me një plan të caktuar, pa e ditur që zemrën do t’ja vjedhë me shikim të parë Syhan, vajza e bukur e armikut te tij të përbetuar. Xhesuri dhe e bukura, një tjetër sukses i padiskutueshëm!

  • E hënë - e shtunë ora 16:35

EDSH
Sfida

PolitikëMË shumë

Këmbimi valutor
Valuta Blihet Shitet

EUR

122.40

123

USD

111

111.70

GBP

142.40

143.20

CHF

111.70

112.50

Horoskopi 15 Nëntor 2019
Dashi

Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët.

Demi

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të kenë mbështetjen e yjeve, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata financiare duket në përmirësim.

Binjaket

Sot do të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët. Nuk do t’ju mungojë pasioni në raport me partnerin.

Gaforrja

Duket se situata është e paqëndrueshme dhe jeni në një moment pritjeje. Ndoshta nuk është tamam momenti për të bërë një zgjedhje definitive.

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës. Me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë sjellë agresivitet.

Virgjeresha

Edhe pse nuk është ndonjë moment pozitiv për ju, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.

Peshorja

Dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse impenjimet tuaja do të vijnë në rritje. Mërkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.

Akrepi

Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju do të rifitoni me vështirësi ritmet tuaja të zakonshme. Do të jeni përgjithësisht melankolikë.

Shigjetari

Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’ju imponojnë të ndryshoni herë pas herë objektivat tuaja. Vetëm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.

Bricjapi

Për të lindurit e kësaj shenje është puna ajo që përbën impenjimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lini gjërat pas dore. Në aspektin sentimental, do të përjetoni momente magjike.

Ujori

Edhe pse në përgjithësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.

Peshqit

Dita juaj sot do të jetë shumë e ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, kjo nuk do t’ju pengojë të vazhdoni të jeni optimist.

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë