Ka mbërritur në Tiranë Misioni i Partisë Europiane Socialiste i kryesuar nga Pier Shoi, Ministër suedez i Zhvillimit. Takimin e parë zyrtar, grupi socialist e zhvilloi me kryetarin e parlamentit Gjinushi ku ky i fundit bëri një ekspoze të zhvillimeve të fundit në Shqipëri duke nisur nga trazirat e vitit 1997. Sipas Gjinushit shqiptarët ndodhen përpara votimit të Kushtetutës së tyre e cila është hedhur poshtë nga Opozita. Nga ana e tij, kreu i delegacionit theksoi se është i rëndësishëm fakti që vendi të bëhet me Kushtetutë dhe që ky votim të ketë një pjesëmarrje sa më të gjërë. Në delegacionin e Europianëve Socialistë merrnin pjesë dhe ministri Italian Umerto Ranieri si dhe shumë europarlamentarë të tjerë.

Pamje Skënder Gjinushi takim me eurosocialistët, Pier Shoi, Umberto Ranieri./tvklan.al