Spanja mbetet në një udhëkryq politik edhe pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, të tretat në 4 vitet e fundit. Partia Socialiste e Kryeminsitrit Pedro Sanchez doli fituese, me 29% të votave respektivisht 123 vende në Parlamentin me 350 deputetë.

Pedro Sanchez është ende larg shumicës prej 175 deputetësh. Kryeministri falenderoi mbështetësit dhe tha se sfida kryesore mbetet lufta kundër pavarasisë.

“Spanjollet dhe spanjollët treguan se Spanja është një demokraci e madhe dhe e qëndrueshme. Ata votuan për të mbrojtur të ardhmen, të drejtat dhe liritë që kemi fituar prej më shumë se 40 vjetësh”.

Vëmendje të veçantë mori triumfi i ekstremit të djathtë. Për herë pas rënies së regjimit diktatorial të Francisco Francos më 1975, populistët e Vox hyjnë në parlament, duke marrë 24 vende.

Kryeministrit Sanchez do t’i duhet të formojë një koalicion me të majtën ekstreme Podemos dhe partive të vogla rajonale. Një tjetër mundësi është koalicioni i madh me qendrën e djathtë, të Partisë Popullore që mori 66 vende në parlament.

Tv Klan