Socialistët kërkojnë përjashtimin e 8 deputetëve të PD
Masa, për bllokimin e foltores në seancën e shkuar
Një përfaqësi e grupit parlamentar të Partisë Socialiste i kërkojnë kryeparlamentares, Lindita Nikolla të mbledhë Sekretariatin për Procedurat dhe Etikën dhe të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Kuvendit 8 deputetë të opozitës.
Më konkretisht, deputetët socialistë kërkojnë marrjen e masës disiplinore të përjashtimit nga punimet e Kuvendit të deputetëve: Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Në shkresën zyrtare të depozituar në Kuvend thuhet se deputetët e mëpërm në mënyrë të kordinuar dhe të përsëritur kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke pamundësuar zhvillimin normal të seancës, si dhe kanë ofenduar kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Kërkesa e deputetëve socialist i referohet zhvillimeve në seancën e shkuar plenare ku opozita kërkoi mocion me debat dhe interperlancë me kryeministrin Edi Rama për ccështjen “McGonigal”.
Tv Klan