Leicester renditet i pari në Angli

Real Madrid u ndal në kampionat nga Valencia në një humbje 4 – 1. Një disfatë që e zbret më shumë në renditje Real që pësoi 3 gola me penallti dhe autogol të Varane.

Madrilenët edhe pse shënuan të parët nuk mundën të ruanin avantazhin. La Liga kryesohet nga Real Sociedad që fitoi 2 – 0 me Granada, një skuadër që po ecën mirë këtë sezon.

Në Premier League kryeson Leicester City, kampion në 2016. Fitorja 1 – 0 ndaj Wolverhampton i ngjiti në krye, pasi shfrytëzuan edhe barazimin 1 – 1 të Liverpool me Manchester City.

Skuadra të njohura dhe me shumë tituj si Manchester United, Arsenal apo Manchester City nuk bëjnë pjesë mes kryesuesve. Në Serie A, Milan vijon të qëndrojë në vendin e parë, pasi shmangu humbjen me Verona.

Takimi doli në barazim 2 – 2 me golin e Ibrahimoviç në çastet e fundit. Milan është në kuotën e 17 pikëve, 2 më shumë se Sassuolo i vendit të dytë. Juventus arriti barazimin e katërt këtë javë, 1 – 1  me Lazio. Po me të njëjtin rezultat përfundoi takimi Atalanta – Inter.

Tv Klan