Gjatë intervistës në një emision spanjoll ajo ka ndarë edhe një histori të dhimbshme

Sofia Vergara ishte e ftuara e rradhës së emisionit spanjoll ‘El Hormiguero’.

Ftesa shërbeu edhe për promovimin e filmit më të ri ku aktorja kolumbiane luan.

Ajo portretizon Griselda Blanco në mini-serialin ‘Griselda’ e cila krijoi një prej karteleve më të fuqishme të drogës në histori.

Nisur nga natyra e serialit, një nga pikat kryesore të intervistës ishte biznesi i drogës. Vergara madje ndau edhe një histori prekëse të sajën që lidhet me pasojat e përfshirjes në trafikun e lëndëve narkotike.

Ish-ylli i ‘Modern Family’ shpjegoi se vëllai i saj ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe u vra nga trafikantët në vitin 1996.

Kjo sipas aktores e detyroi edhe familjen e saj të shpërngulej në SHBA dhe ishte për ta edhe një nga momentet më të vështira.

Filmi Griselda do të transmetohet në Netflix më 25 Janar.

Klan News